Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka shprehur mirënjohjen për të gjithë delegatët e Kaçanikut të cilën shpallën Kushtetutën para 29-vitesh.
Pacolli shkroi se delegatët e Kaçanikut gjetën guximin, kurajon dhe vullnetin për t’u bashkuar dhe prirë popullit tonë drejt aspiratës për shtet të pavarur dhe të lirë.
Postimi i Behgjet Pacollit:
Në këtë datë të vitit 1990 kujtojmë delegatët e Kuvendit të atëhershëm të Kosovës, që kishin shpallur Deklaratën e Pavarësisë më 2 korrik të atij viti, e formalizuan këtë deklaratë me Kushtetutën e Kaçanikut.
Kosova ishte e okupuar tërësisht nga forcat policore dhe ushtarake të Serbisë, por delegatët e Kaçanikut gjetën guximin, kurajon dhe vullnetin për t’u bashkuar dhe prirë popullit tonë drejt aspiratës për shtet të pavarur dhe të lirë. Sot Kosovë i duhet ai bashkim, ajo kurajo dhe ai vullnet për t’i prirë proceseve që na presin.