Tha se do ta nxjerr nga lista kandidatin që ka problem me ligjin, duartrokitet Isa Mustafa

Aktuale

Tha se do ta nxjerr nga lista kandidatin që ka problem me ligjin, duartrokitet Isa Mustafa

Nga: A.ZH Më: 7 shtator 2019 Në ora: 14:52
Isa Mustafa

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, ka paralajmëruar se do të nxjerrë nga lista për deputet Haki Raçin, për të cilin u raportua se ka problem me ligjin.

“Çdo kandidat i LDK-së që identifikohet se ka pasur dhe ka problem me ligjin do të nxirret nga lista për deputetë të LDK-së. Do të veprohet sipas ligjit edhe për z. Raçi”, ka thënë Mustafa.

Veprimin e Mustafës e ka duartrokitur Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, përcjell Bota sot.

Miftaraj, derisa ka shprehur respekt për kreun e LDK-së, ka thënë se qëndrimi i tillë jep shpresë për dekriminalizim.

“Dekriminalizimi. Respekt për Kryetarin e LDK-së. Qëndrimi i tillë padyshim se të jep shpresë”, ka shkruar Ehat Miftaraj në një postim në Facebook./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat