Haradinaj vlerëson lartë aktin e shpalljes së Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik - Bota Sot
Haradinaj vlerëson lartë aktin e shpalljes së Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik

Aktuale

Haradinaj vlerëson lartë aktin e shpalljes së Kushtetutës së Kosovës në Kaçanik

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:24
Ramush Haradinaj

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka vlerësuar se 29-vjet më parë, përfaqësuesit e popullit të Kosovës, shpallën në Kaçanik Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje e vullnetit për të jetuar të lirë e të pavarur.

Postimi i Haradinajt në Facebook:

Sot, 29-vjet më parë, përfaqësuesit e popullit të Kosovës, shpallën në Kaçanik, Kushtetutën e Republikës së Kosovës, si shprehje e vullnetit për të jetuar të lirë e të pavarur. Ky akt themeltar i shtetësisë sonë, është ngjarja më madhore e legjitimimit juridik dhe politik të të drejtës sonë. Nderim dhe respekt për gratë dhe burrat e guximshëm, që e rreshtuan vendin në rrugën e pakthyeshme të pavarësisë, e cila me luftën çlirimtare, si vazhdimësi e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare, u bë realitet.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...