A ishte ndonjëherë Behgjet Pacolli i varfër?

Aktuale

A ishte ndonjëherë Behgjet Pacolli i varfër?

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 18:32
Behgjet Pacolli

Edhe pse tani është njëri nga bizismenët më të pasur në Kosovë, Ministri në detyrë i Punëve të Jashtëm, Behgjet Pacolli, njëherësh kryetari Aleancës Kosova e Re, nuk ishte gjithnjë milioner.

Kreu i AKR-së në emisionin “N’Konak” ka rrëfyer për jetën e tij në këtë fshatë e cila ka një dallim shumë të madh nga jeta që bënë tani.

“Ne kemi qënë një familje e rëndomt fshatare.Nuk kemi vujt për gjëra elmentare. Kemi pasur bukë ujë, bylmet më bollekë. Mirëpo kur flitet për ndonjë gjë tjetër është ajo qëështë deshiruar. Për shembull, për të blerë ndonjë teshë, ndonjë liber është dashur të bëhet ndonjë kompenism tjetër. Shembull tek ne, une është dashtë që të dielën të shkoj të prejë dru dhe të dergoj në tregë në Gjilan më karroce. Dhe më ato para është dashur të blehet dicka që nuk është prodhuar në fshatë,kryp, vaj dhe normalisht libra dhe tesha për diken tjetër” ka thënë Pacolli.

Të vetemët të hyra në shtëpi, Pacolli thotë të i kenë pasur nga babi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat