Komëbtarja e Kosovës ka shënuar fitore të rëndësishme sot në “Fadil Vokrri” kundër Çekisë, të cilën e mposhti me rezultat 2:1.
Të pranishëm në stadiumit e kryeqytetit të Kosovës ishin shumë politikanë. Këta të fundit, profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare Enver Bytyçi, i ka akuzuar se keqpërdorën për vota suksesin e sotëm në futboll.
E vetmja sipas Bytyçit, që nuk bëri një gjë të tillë, ishte kandidatja e LDK-së për kryeministre të Kosovës Vjosa Osmani, përcjell Bota sot.
“Nga politikanët e Kosovës, vetëm Vjosa Osmani nuk e (keq)përdori për vota suksesin e sotëm në futboll të djemve dardanë!”, ka shkruar profesori në një postim në Facebook./BS