Besnik Tahiri: Detyrat që na presin janë sfiduese

Aktuale

Besnik Tahiri: Detyrat që na presin janë sfiduese

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 21:25
Ramush Haradinaj dhe Besnik Tahiri

Anëtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, ka thënë se e vlerëson sit ë shenjtë besimin për t’i përfaqësuar qytetarët në Kuvendin e Kosovës për një vizion të qartë profesional e politik.

“E vlerësoj të shenjtë besimin për të përfaqësuar, andaj afrohem para jush, jo për të eksperimentuar përfaqësimin, por me provën e punëve të kryera dhe vizionin e qartë profesional e politik. Para se të isha pjesë e ekzekutivit, në zgjedhjet paraprake kam kërkuar besimin për të adresuar vizionin tim pse qëndroj në politikë, çfarë vlera e synime përfaqësoj” shkroi Tahiri.

Ai shtoi se edhe pse në zgjedhjet e kaluara nuk ka arritur që t’i marrë votat e mjaftueshme, ai tha se ka punuar dhe se rezultatet janë të mëdha.

“Pavarësisht përkrahjes, nuk arrita të jem i zgjedhuri juaj dhe mbi obligimin e besimit, ndjeva dhe paraqita rezultatet e punëve, nga ato që kemi diskutuar e prezantuar para jush. Pa modesti, e me krenari e them se rezultatet janë të mëdha, e të vlerësuara gjerësisht, megjithatë edhe detyrat që na presin janë shumë dhe jo pak sfiduese” potencoi ai në Facebook.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

E vlerësoj të shenjtë besimin për të përfaqësuar, andaj afrohem para jush, jo për të eksperimentuar përfaqësimin, por me provën e punëve të kryera dhe vizionin e qartë profesional e politik. Para se të isha pjesë e ekzekutivit, në zgjedhjet paraprake kam kërkuar besimin për të adresuar vizionin tim pse qëndroj në politikë, çfarë vlera e synime përfaqësoj.

Pavarësisht përkrahjes, nuk arrita të jem i zgjedhuri juaj dhe mbi obligimin e besimit, ndjeva dhe paraqita rezultatet e punëve, nga ato që kemi diskutuar e prezantuar para jush. Pa modesti, e me krenari e them se rezultatet janë të mëdha, e të vlerësuara gjerësisht, megjithatë edhe detyrat që na presin janë shumë dhe jo pak sfiduese.

Përvoja nga ekzekutivi, më ka mësuar se angazhimi i profesionistëve në hartimin e Legjislacionit është kyç për kualitetin e jetës së qytetarëve dhe synimet e reformave për integrim. Jam i bindur se ashtu siç adresuam çështjet e prezantuara, besimi i juaj, do të kthehet në kontribut për shtetin në Ligje më të mira, e çështje të adresuara për sfidat që janë jetike.

Të dashur qytetarë,

Të nderuar mbështetës,

Kërkoj besimin me provën e punëve të kryera, me përkushtimin njerëzor, profesional e politik dhe jo si mbështetje për të eksperimentuar me vullnetin tuaj. Jam i bindur se kam ofruar dëshmi se cilit model të politikanëve i përkas dhe padyshim besoj se vlerësimi më i mirë është mbështetja juaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat