Mbi 120 anëtarë të AAK-së në Vushtrri i bashkohen PDK-së

Aktuale

Mbi 120 anëtarë të AAK-së në Vushtrri i bashkohen PDK-së

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 22:14
Foto ilustrim

Zyrtarë të strukturave të Degës së AAK-së në Vushtrri, bashkë me mbi 120 aktivistë të partisë së Ramush Haradinajt kanë aderuar sonte në PDK.

Këtyre aktivistëve që aderuan nga AAK në PDK u priu ingjinieri Astrit Shartari dhe Asambleistja e deritashme e AAK-së, Teuta Aruqi – Shartari.

Nga AAK në PDK-në e Vushtrrisë para pak ditësh ka aderuar edhe nënkryetari i AAK-së, Rrahim Tahiri.

Në këtë aktivitet që u mbajt sonte në Vushtrri, PDK-së iu bashkua edhe nëndega e AKR-së nga fshati Stanovc i Vushtrrisë.

Mirëseardhje në Partinë Demokratike të Kosovës, atyre u dëshiroi kreu i PDK-së Kadri Veseli, njëherësh kandidat për kryeministër të ardhshëm të Kosovës.

Ai përmes një postimi në faqen në Facebook tha se mijëra qytetarë anekënd Kosovës po i bashkohen çdo ditë vizionit të PDK-së për të ardhmen e Kosovës.

“Partia Demokratike e Kosovës, si subjekti më i madh politik në vend, po vazhdon të rritet edhe më shumë në çdo lagje, fshat e qytet. Luftës sonë kundër korrupsionit dhe nepotizmit sot iu bashkuan edhe mbi 100 aktivistë të AAK-së, pjesë e strukturave të saj në Vushtrri. Ne jemi besim dhe shpresë për të gjithë qytetarët tanë!”, ka shkruar Veseli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat