Ramush Haradinaj për Artan Venharin: Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë - Bota Sot
Ramush Haradinaj për Artan Venharin: Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë

Aktuale

Ramush Haradinaj për Artan Venharin: Prishtina humbi një nga djemtë më të mirë

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 22:47
Artan Venhari

Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka ngushëlluar familjen e parashutistit Artan Venhari. Ai ka shtuar se ai ishte njëri nga djemtë më të mirë të Prishtinës dhe humbja e tij është e dhimbshme dhe tragjike për shkak se vdiq nga ajo që e pati pasion tërë jetën, fluturimin në qiell.

“Prishtina humbi sot një nga djemtë më të mirë, Artan Venhari. E dhimbshme dhe tragjike humbja e tij, nga ajo që e pati gjithë jetën pasion, fluturimin në qiell. Ngushëllime të sinqerta familjes. Prehu i qetë në tokën e Kosovës Artan” shkroi Haradinaj.

Artan Venhari ndërroi jetë sot pas një incidenti në Prizren.

Në këtë incident u lëndua edhe një 22 vjeçar, por që është jashtë rrezikut për jetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat