Këta janë disa nga emrat e kandidatëve për deputetë të PDK-së në Skenderaj

Aktuale

Këta janë disa nga emrat e kandidatëve për deputetë të PDK-së në Skenderaj

Më: 7 shtator 2019 Në ora: 22:54
PDK

Mbrëmë është mbyllur afati i fundit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për deputet të Kuvendit të Kosovës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Disa nga subjektet politike shfrytëzuan minutat e fundit për dorëzimin e listave të tyre zgjedhore. Kështu veproi edhe PDK-ja e Kadri Veselit, por nuk bëri publike listën me kandidatë as rreth 24h pas dorëzimit të saj në KQZ.

Media nga burime brenda PDK-së mëson se lista e tyre pritet të ndryshohet të hënën, duke i zëvendësuar disa nga emrat që ndodhen në listën për certifikim, me emra të rinjë.

Por, disa nga emrat që mbeten të paprekshëm siç merr vesh media janë ata të Komunës së Skenderajt, ku ndryshe njihet si bastion i PDK-së.

“Ganimete Musliu, Evgjenie Thaçi, Bekim Haxhiu, Mergim Lushtaku e Blerta Deliu, janë disa nga emrat që nuk do të ndryshohen në listën e dërguar në KQZ, kurse disa të tjerë mund të zëvendësohen me kandidatë të rinjë që garojnë për herë të parë për deputetë”, pohon ky burim brenda PDK-së.

Vlen të ceket se edhe në këto zgjedhje, PDK-ja ka renditur në numrin 109 deputetin Haxhiu, numer ky me të cilin ka garuar edhe në zgjedhjet e kaluara parlamentare. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat