Këta janë emrat e kandidatëve për deputetë të PDK-së në Vushtrri

Aktuale

Këta janë emrat e kandidatëve për deputetë të PDK-së në Vushtrri

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 01:00
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka futur në listë zgjedhore katër kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës nga Komuna e Vushtrriës.

Media merr vesh nga burime brenda PDK-së se kandidatë për deputetë nga kjo komunë janë ish-deputetja Xhevahire Izmaku, Bajram Mulaku, Kurtan Kajtazi dhe Shpetim Zhegrova, i cili për herë të parë garon për këtë pozitë.

Po ashtu media mëson se nesër kur dhe pritet të shpall edhe zyrtarisht kandidaturën për Kryeministër, lideri i PDK-së Kadri Veseli, do të bëhen të ditur edhe emrat e kandidatëve tjerë për deputetë.

E një nga arsyet për të cilat PDK-ja, nuk e ka bërë publike deri më tani listën e saj zgjedhore, siç mëson media kanë qenë pakënaqësitë e atyre që nuk janë përfshirë në listë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat