Eksperti amerikan alarmon për imamët e arrestuar për terrorizëm në Kosovë

Aktuale

Eksperti amerikan alarmon për imamët e arrestuar për terrorizëm në Kosovë

Nga: A.ZH Më: 8 shtator 2019 Në ora: 07:28
Alon Ben-Meir

Profesori dhe eksperti amerikan për politikën dhe çështjet e Ballkanit në Universitetin e Nju Jorkut, Alon Ben-Meir, është treguar kritik ndaj institucioneve të drejtësisë së Kosovës.

Ai ka folur për imamët e arrestuar për terrorizëm pesë vjet më parë, për të cilët ka thënë se janë shumë aktivë në rrjetet sociale dhe mediat kombëtare, përcjell Bota sot.

Ben-Meir ka thënë se Kosova i la të lirë imamët e akuzuar për terrorizëm dhe se 300 burra dhe 44 gra iu bashkuan ISIS-it.

“A është kjo rruga që Kosova po zgjedh të ndjekë?”, ka pyetur profesori amerikan.

Postimi i plotë i Alon Ben-Meir në Facebook:

Imamët e arrestuar me akuza për terrorizëm pesë vjet më parë në Kosovë jo vetëm që u lanë të lirë (ndërsa 300 burra dhe 44 gra nga Kosova iu bashkuan ISIS-it), ato janë shumë aktivë në mediat sociale dhe TV kombëtar. A është kjo rruga që Kosova po zgjedh të ndjekë?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat