Veteranët e rrejshëm, IKD: Sistemit i drejtësisë ka dështuar të mbroj buxhetin e shtetit

Aktuale

Veteranët e rrejshëm, IKD: Sistemit i drejtësisë ka dështuar të mbroj buxhetin e shtetit

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 14:01
IKD

​Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka publikuar sot një raport për rastin e “veteranëve të rrejshëm” nga ku ka adresuar kritika të shumta ndaj sistemit të drejtësisë.

Në raportin “Drejtësia ‘amniston’ veteranët e rrejshëm, dëmton Buxhetin e Republikës së Kosovë. Analizë e aktakuzave, proceseve gjyqësore dhe aktgjykimeve në rastet e veteranëve të rrejshëm”, IKD vlerëson se sistemi i drejtësisë nuk ka përmbushur obligimet ligjore në rastin e “veteranëve” dhe se Prokuroria Themelore e Pejës dhe Gjykata Themelore kanë dështuar në mbrojtjen e buxhetit të shtetit.

Nga IKD, Gzim Shala në një konferencë për media, tha se është e papranueshme dhe dështim i madh i institucioneve të sistemit të drejtësisë, mosinteresimi i tyre për mbrojtje të buxhetit të Kosovës, duke marrë parasysh koston buxhetore që sipas tij ka rasti i “veteranëve”,

Shala tha se Gjykata Themelore në Pejë përveç që do të duhej të shpallte fajtor personat e  akuzuar për këtë rast, do të duhej të mbronte edhe interesin publik.

Shala; Prokuroria dhe gjykata e Pejës kanë dështuar në mbrojtjen e buxhetit të shtetit

“Prokuroria e shtetit, Prokuroria e Themelore e Pejës dhe Gjykata Themelore e Pejës kanë dështuar në mbrojtjen e buxhetit të shtetit në rastin e veteranëve të rrejshëm....Prokuroria Themelore e Pejës kishte pranuar 17 mijë dosje dhe me 24 maj të këtij viti ka ngritur 20 aktakuza ndaj 21 personave. Në një rast të monitoruar IKD ka gjetur se Prokuroria Themelore e Pejës në aktakuzën e saj ka propozuar që të pandehurit të shpallën fajtor, por nuk ka propozuar që të pandehurit të kompensojnë shumën e fituar në mënyrë të kundërligjshme në emër të pensionit të veteranit. Në këtë mënyrë Prokuroria Themelore e Pejës vetëm sa e ka identifikuar palën e dëmtuar në rastin konkret Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale, por nuk ka propozuar që këto mjete buxhetore të kthehen në buxhetin e shtetit. Për më tepër nuk ka propozuar as që të bëhet një dënim plotësues krahas dënimit kryesor në mënyrë që të kemi kompens im të dëmit”, tha Shala.

Përfaqësuesja tjetër e IKD-së, Hyrije Mehmeti theksoi se fajtor për mos mbrojtje të buxhetit të shtetit në rastin e veteranëve të rrejshëm aty ku ata kanë monitoruar janë prokurorët dhe gjykatësit.

 Mehmeti: Prokurorët edhe gjykatësit në raste specifike kanë dështuar të mbrojnë interesin publik

“Nga analiza e IKD-së rezulton se si prokurorët, ashtu edhe gjykatësit në raste specifike kanë dështuar të mbrojnë interesin publik, rrjedhimisht dëmin e shkaktuar buxhetit të Kosovës nga veteranët e rrejshëm”, tha ajo.

Kurse, përfaqësuesi tjetër i IKD-së,  Driton Nocaj i drejtoi institucioneve të sistemit të drejtësisë disa rekomandime të IKD-së.

Sipas tij, prokurorët e shtetit duhet të kuptojnë drejt misionin e tyre përballë mbrojtjes së interesit publik dhe jo vetëm që të jetë tendenca e vetme të jetë shpallja fajtor e personave të akuzuar.

Rekomandim tjetër ishte që gjykatat të marrin vendime edhe vet, kur nuk ka mos efikasitet tek prokurorët e shtetit dhe propozim me shkrim.

Ndryshe, ky raport është bërë në përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat