Ish-kryetari i LVV-së në Lipjan kalon në PDK?

Aktuale

Ish-kryetari i LVV-së në Lipjan kalon në PDK?

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 14:14
Selatin Retkoceri, Hyzer Rizani

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje i degës në Lipjan, Selatin Retkoceri duket se po e mendon aderimin në PDK.

Retkoceri është parë gjatë ditës së sotshme në takim me kryetarin e degës së PDK-së në Lipjan, Hyzer Rizani.

Ai ka kohë që është pa parti pasi që ishte larguar nga udhëheqësi e LVV-së në Lipjan vitin e kaluar. Po ashtu ai ishte edhe pjesë e këshillit të kësaj partie.

Indeksonline kontaktoi me Retkocerin për ta pyetur rreth një aderimi të mundshëm në PDK. Ai tha se është në bisedime me disa subjekte politike.

“Nuk ka ende asgjë. Do ju informojë për çdo gjë. Jam në bisedime me disa subjekte.”, u shprehë ai.

Rektoceri në zgjedhjet e fundit komunale ishte kandidat i LVV-së për kryetar komune në Lipjan. Ai kishte fituar afro 6000 mijë vota.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat