Vetëvendosje njofton për 141 anëtarësime të reja

Aktuale

Vetëvendosje njofton për 141 anëtarësime të reja

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 19:02
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se i janë bashkuar edhe 141 qytetarë si anëtarë të rinj.

“Në më pak se tri ditë, 141 qytetarë janë anëtarësuar në tendat e hapura në Prishtinë nga vullnetarët e Lëvizjes Vetëvendosje”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.

Ja njoftimi i plotë:

141 anëtarësime të reja në tendat e hapura në Prishtinë

Në më pak se tri ditë, 141 qytetarë janë anëtarësuar në tendat e hapura në Prishtinë nga vullnetarët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Me qindra qytetarë të tjerë janë ndalur për t’u informuar në këto tenda, ku kanë takuar edhe disa prej kandidatëve për deputetë të Lëvizjes.

Burra dhe gra, të rinj e të reja po interesohen për programin e Lëvizjes, që ata po e quajnë “e vetmja shpresë”. Një qytetar na tha sot se: “Fëmijët i kam në mërgim, por do vinë me votu në 6 tetor.”, duke na uruar suksese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat