I dënuari për krime lufte kandidon për deputet të PDK-së

Aktuale

I dënuari për krime lufte kandidon për deputet të PDK-së

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 19:25
PDK

Partia Demokratike e Kosovës ka publikuar listën e kandidatëve për deputetë.

Në mesin e tyre është edhe ish-komandati i UÇK-së, Rrustem Mustafa i njohur si Remi.

Ai në vitin 2013 me dy pjesëtarë të tjerë të “Grupit të Llapit”, u dënuan për krime të luftës kundër popullatës civile. Mustafa u dënua me 13 vjet burgim, në një vendim që e ndërmori një trup gjykues i përbërë nga gjyqtarë të EULEX-it, shkruan Insajderi.

Gjykata Supreme i kishte zbutur atij dënimin, në vetëm 4 vjet burg. Gjithsesi Komandant Ai ishte liruar nga burgu rreth tetë muaj para se të shlyente dënimin e plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat