“Kuvendi po bëhet strehë për njerëzit me vepra të ndryshme antiligjore”

Aktuale

“Kuvendi po bëhet strehë për njerëzit me vepra të ndryshme antiligjore”

Nga: A.SH Më: 8 shtator 2019 Në ora: 22:28
Kuvendi i Kosovës

Analisti Nexhat Haziri, në një prononcim për “Bota sot” ka thënë se, është e vërtetë se përbërja e kaluar e legjislacionit, ishte ndër më të dobëtat që ka pasur Kosova që nga mbarimi i luftës, e cila u karakterizua me një jofunksionim të Kuvendit të Kosovës gjatë periudhës dy vjeçare.

Sipas tij, edhe nga ajo që e kemi parë nga listat e kandidatëve për deputetë të cilat i kanë dorëzuar partitë politike për certifikim në KQZ, nuk është se do të bëjë ndonjë ndryshim të dukshëm sa i përket përbërjes së re të Kuvendit të Kosovës, e dal nga zgjedhjet e 6 tetorit.

“Sërish në këto lista kemi njerëz që dyshohet për krim të organizuar, njerëz të dënuar për vrasje, njerëz me aktakuza, e të tjerë, çka e bën që Kuvendi i Kosovës mos t’a ketë atë imazhin pozitiv siç konsiderohet si tempull i demokracisë, por një institucion ku gjejnë strehë dhe imunitet njerëz me vepra të ndryshme antiligjore”, thotë Haziri.

Tutje thekson se, kjo mbetet po ashtu edhe në dorën e votuesit kosovar që të vendos për njerëz me kredibilitet politik e moral që nesër ata vërtet të jenë zëri i tyre si deputet në Kuvendin e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat