Vjosa Osmani vjen me një kërkesë serioze, paralajmëron fuqishëm kundërshtarët

Aktuale

Vjosa Osmani vjen me një kërkesë serioze, paralajmëron fuqishëm kundërshtarët

Nga: N.H Më: 8 shtator 2019 Në ora: 22:36
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, pas takimit që pati me bashkëvendësit e saj në disa fshatra të Mitrovicës, tha se ndjehet e lumtur që mitrovicasit janë shumë të vetëdijshëm për adresën në të cilën do ta dërgojnë besimin e tyre më 6 tetor.

Ajo nga atje paralajmëroi kundërshtarët se kjo adresë do të jetë LDK-ja, e cila edhe do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme.

“Fundjavën e përmbylla me takime në Shalë të Bajgorës, Kqiq të Madh dhe në vendlindjen e Babit tim, në Zhabar. Kërkova që entuziazmi i këtyre takimeve, të kthehet në mobilizim masiv qytetar për NDRYSHIMIN e MADH të cilin mund ta sjellim vetëm ne”, ka shkruar Osmani.

“Jam shume e lumtur që Mitrovicasit janë shumë të vetëdijshëm për adresën në të cilën do ta dërgojnë besimin e tyre, më 6 tetor, e ajo është Lidhja Demokratike e Kosovës, shkroi Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat