Mbahet tryezë për viktimat e dhunës seksuale

Aktuale

Mbahet tryezë për viktimat e dhunës seksuale

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 08:12
Ilustrim

“Dhuna seksuale është krim”

Sot do të mbahet tryezë e rrumbullakët “FUSHATA MA THUAJ ME KOHË – DHUNA SEKSUALE ËSHTË KRIM” , e cila ka qëllim fillimin e fushatës në lidhje me ruajtjen e provave biologjike në rastet e dhunës seksuale.

Në këtë tryezë e cila pritet të fillojë nga ora 08:45 do të flasin ish-Presidentja e Kosovës njëherësh edhe udhëheqësja e Fondacionit Jahjaga, Atifete Jahjaga,

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu, Zëvendësdrejtoresha e Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tarja Formisto dhe Specialistja e mjekësisë ligjore, Bergita Curri.

Instituti i Mjekësisë Ligjore, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, është duke nisur një fushatë të gjerë për ngritjen e vetëdijes për situatat e mundshme që i ekspozojnë kategoritë e ndjeshme në rrezikun e të qenit viktimë e dhunës seksuale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat