Kryetari i Partive Popullore Evropiane: Vjosa Osmani, kryeministre e Kosovës

Aktuale

Kryetari i Partive Popullore Evropiane: Vjosa Osmani, kryeministre e Kosovës

Nga: A.Zh Më: 9 shtator 2019 Në ora: 10:11
Vjosa Osmani ka marrë mbështetje të fuqishme nga Joseph Daul

Kandidatja e Lidhjes Demokratike e Kosovës për kryeministre të Kosovës Vjosa Osmani, ka marrë mbështetje të fuqishme nga Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është edhe LDK-ja.

Lajmin e ka bërë të ditur vet kjo parti, përmes një komunikate për media, sipas së cilës, Daul ka thënë se beson që Osmani do të jetë kryeministre e ardhshme, përcjell Bota sot.

Daul ka përgëzuar LDK-në për zgjedhjen e shkëlqyeshme.

Komunikata e plotë e LDK-së:

Joseph Daul: Besoj se Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së, do të jetë kryeministre e ardhshme, prandaj ju përgëzoj për këtë zgjedhje të shkëlqyeshme

Kryetari Mustafa, pranoj një letër urimi nga Joseph Daul, kryetar i Partive Popullore Evropiane, anëtare e së cilës është edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Duke i uruar rizgjedhjen e z. Isa Mustafa në krye të LDK-së, Presidenti Daul, ndër të tjera thekson se “Rizgjedhja juaj në pozitën, të cilën e keni mbajtur nga viti 2010 është dëshmi e stabilitetit dhe besimit nga delegatët e partisë nën udhëheqjen tuaj. Është po ashtu testim i besimit që ata kanë në ju për ta drejtuar partinë tuaj në një periudhë vendimtare. Zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të jenë mundësi për LDK-në që edhe një herë të qeverisë me vendin. Besoj se Vjosa Osmani, kandidate e LDK-së, do të jetë kryeministre e ardhshme, prandaj ju përgëzoj për këtë zgjedhje të shkëlqyeshme”.

Presidenti Daul vlerëson se këto zgjedhje do të jenë tepër të rëndësishme për të ardhmen e vendit, për ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët, relacionet me Serbinë, përmirësimin e stabilitetit politik dhe të sigurisë si dhe rritjen ekonomike, njëkohësisht duke shprehur besimin e plotë se LDK-ja do të punojë në këto objektiva të ardhshme si vlera të përbashkëta të familjes sonë politike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat