Motra e kandidates për deputete nga AAK-PSD e thotë hapur: Do ta votoj Vjosa Osmanin për kryeministre - Bota Sot
Motra e kandidates për deputete nga AAK-PSD e thotë hapur: Do ta votoj Vjosa Osmanin për kryeministre

Aktuale

Motra e kandidates për deputete nga AAK-PSD e thotë hapur: Do ta votoj Vjosa Osmanin për kryeministre

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 14:43
Vjosa Osmani dhe Afërdita Krasniqi-Hoti

Motra e Shqipe Kastratit, kandidates për deputete nga radhët e koalicionit AAK-PSD, i ka dalë në mbështetje kandidates për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani. Ajo ka thënë se pavarësisht kandidaturës së motrës, në zgjedhjet e 6 tetorit do të votojë për Osmanin.

Përmes një postimi në Facebook, Afërdita Krasniqi-Hoti ka thënë se e do të motrën, por më shumë e do Kosovën. Këtij postimi, ajo i ka bashkangjitur edhe fotografinë e Vjosa Osmanit dhe të Shqipe Kastratit.

“Motra ime Shqipe Kastrati është në listën për deputete të AAK-PSD në nr. 93. Kush voton për këtë koalicion le të voton për motrën time”, ka shkruar ajo.

Në fund të këtij postimi ajo ka vënë etiketën “#MeVjosënKryeministre”

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...