Albena Reshitaj: Shekulli 21 është shekulli shqiptarëve, votomni mua

Aktuale

Albena Reshitaj: Shekulli 21 është shekulli shqiptarëve, votomni mua

Nga: V.R Më: 9 shtator 2019 Në ora: 15:56
Albena Reshitaj

Albena Reshitaj, kandidate për deputete nga radhët e partisë së Ramush Haradinajt, gjegjësisht AAK-se dhe PSD-së, duke iu referuar ngjarjeve të shekullit, e lidhë me numrin e saj në listën e e deputetëve.

Në shekullin 21, shqiptarët, përjetuan momente të vështira por edhe të rëndësishme, shprehet ajo.

Postimi plotë:

Në shekullin 21, shqiptarët përjetuan momente të vështira, por edhe shumë të rëndësishme, pesha e të cilave ka lënë gjurmë të pashlyeshme brenda historisë sonë të Lavdishme.

Shekulli 21, shqiptarëve të Kosovës u solli Pavarësinë e shumë kërkuar, për të cilën me shekuj u sakrifikuam.

Shekulli 21 e bëri Kosovën me ushtrinë e shtetit të saj.

Shteti i Kosovës në shekullin 21, e mposhti Serbinë edhe në luftën diplomatike, derisa forcoi themelet e veta duke mbrojtur dinjitetshëm interesat shtetërore.

Po ashtu, Shqipëria u rreshtua në mënyrë të barabartë krahas fuqive më të mëdha botërore, brenda Aleancës Veriatlantike, NATO-s.

Shekulli 21 shënoi historinë edhe për shqiptarët e Maqedonisë së Veriut, ku për herën e parë në krye të Parlamentit, është një shqiptar.

Nga ana tjetër në shekullin 21, komuna e Tuzit tashmë ka udhëheqësinë shqiptare. Bashkimi i forcave kombtare, ishte poashtu moment historik i asaj pjese.

Në shekullin 21, Kosova për herën e parë e ngriti në piedestalin më të lart sportiv, flamurin shtetëror, duke fituar medaljen e artë olimpike me sportisten e jashtëzakonshme, krenari e secilit prej nesh, Majlinda Kelmendin, e cila fal punës së palodhshme të trajnerit Driton Kuka, shkroi histori të re sportive.

Pos kësaj, ata e çuan lart flamurin e shtetit tonë edhe në ato vende që ende nuk njihet mëvetësia e Kosovës.

Shekulli 21 shqiptarëve të Kosovës i ktheu dinjitetin, duke i thënë STOP aparatit shtetëror serb, të cilët po bëhen pengesë e rrugës integruese të vendit tonë. Për ta dëshmuar se ky vend ka zot shtëpie, u aplikua Taksa 100% , duke iu bë me dije të gjithëve se interesat nacionale këtu, ka kush t’i mbrojë.

Në shekullin 21, Kosova ka nevojë të padiskutueshme për t’u qeverisur nga njerëzit, që para së gjithash, e duan shtetitn dhe janë në gjendje të sakrifikojnë e të japin 100%shin, për 100% shtet.

Në shekullin 21, vendi ynë ka nevojë për atdhetar të dëshmuar e të guximëshëm, intelektualë që me kapacitetin e tyre akademik, i japin vendit përfaqësimin e merituar.

Andaj, me datën 6 tetor, të rreshtohemi të gjithë bashkë për kauzën e madhe të shekullit 21, edhe me mua me numrin 21, për 100% shtet dhe 100% shpresë..!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat