Ish zëdhënësja e Komisionit Evropian tregon për “Bota sot” se çka duhet të bëj Kosova për ta fituar liberalizimin e vizave

Aktuale

Ish zëdhënësja e Komisionit Evropian tregon për “Bota sot” se çka duhet të bëj Kosova për ta fituar liberalizimin e vizave

Nga: V.R Më: 9 shtator 2019 Në ora: 16:16
Foto Ilustrim

Në një bashkëbisedim me gazetën “Bota sot”, ish-zëdhënësja e Komisionit Evropian, Maja Kocijançiç, ka njoftuar se nuk do të arrihet liberalizimi vizave nëse nuk luftohet krimi i organizuar, pasi tashmë ratifikimi i marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi është arritur.

“Meqë zyrtarisht Ratifikimi i Kufirit me Malin e zi është arritur, tash ka mbet lufta e hekur ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar për të fituar liberalizimin e vizave”, tha ajo.

Ndryshe, Kocijançiç, ndër të tjera, tha se tani është në dorën e Parlamentit Evropian dhe Këshillit që të miratojnë propozimin e Komisionit, për të miratuar udhëtimin pa viza për qytetarët e Kosovës, por gjithmonë pasi Kosova të ketë ushtruar forcën ndaj krimit dhe korrupsionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat