Ish-deputeti sfidon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Aktuale

Ish-deputeti sfidon Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 17:30
Albin Kurti, Vjosa Osmani

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Korab Sejdiu, i cili ka vendosur që të mos garojë në zgjedhjet e 6 tetorit, ka sfiduar dy kandidatët për kryeministër, Vjosa Osmanin dhe Albin Kurtin, shkruan Gazeta Express.

Sejdiu ka thënë se do të dëshironte t’i dëgjonte dhjetë veprimet konkrete nga dy kandidatët që do të ndërmerrnin për të funksionalizuar drejtësinë në Kosovë.

Ndërkohë ish-deputeti thotë që nga kandidatët tjerë nuk dëshiron që të dëgjojë ndonjë deklarim, pasi që sipas tij ata nuk janë të interesuar që në Kosovë të sundojë ligji.

Shkrimi i plotë i Sejdiut:

Përtej retorikës politike, bash do të kisha dëshirë të dëgjoja për 10 veprimet konkrete kryesore që kandidatët për KM #VjosaOsmani dhe #AlbinKurti do të ndërmerrnin gjatë vitit të parë të mandatit për ta funksionalizuar drejtësinë në vend. Mirëpo taman konkrete, e jo deklarata të përgjithshme programore!

PS Deklarimet e kandidatëve të tjerë nuk po më interesojnë sepse e di qe nuk iu konvenon fare sundimi i së drejtës!

#drejtësia #ruleoflaë #SundimiiSëDrejtës

#PANik #zgjedhjet #LDKdheLVVbashkë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat