Profesori ndërkombëtar, Enver Bytyçi përmes një postimi në Facebook ka thënë se kanidati i LDK-së për deputet, Fetah Rudi, është përfaqësuesi tipik i atyre 200 anëtarëve të LDK-së dhe simpatizantëve të Ibrahim Rugovës, të cilët u vranë në kurthe e prita me urdhër të disa politikanëve të njohur të Kosovës.
Sipas Bytyçit, Fetah Rudi do të shihet në sallën e parlamentit të Kosovës si Stojber në Gjermani.
“Fetah Rudi do të shihet në sallën e parlamentit të Kosovës si Stojber në Gjermani. Projektojeni Fetah Rudin edhe si kryetar parlamenti, me qëllim që të bëhet homolog i Stojberit gjerman”, shkruan ai mes tjerave.
Ja shkrimi i tij:
Fetah Rudi është përfaqësuesi tipik i atyre 200 anëtarëve të LDK-së dhe simpatizantëve të Ibrahim Rugovës, të cilët u vranë në kurthe e prita me urdhër të disa politikanëve të njohur të Kosovës.
Jo vetëm për këtë arsye ai duhet votuar nga çdo zgjedhës i Kosovës. Votat për Fetah Rudin duhet të njihen si vota për personalitetin e tij të spikatur, e njëkohësisht si vota ndëshkimi për ideatorët dhe ekzekutorët e krimeve politike në Kosovë.
Nëse drejtësia e kapur në Kosovë fle gjumë, nëse drejtësia e Gjykatës Speciale bën kalkulime politike dhe nuk vepron, atëherë janë qytetarët e Kosovës ata që duhet të reagojnë.
Vota për Vjosa Osmanin, vota për Fetah Rudin në numërin 95 dhe për deputetët meritorë të LDK-së dhe partive tjera politike është votë kundër dhunës, është votë për shtetësinë dhe lirinë e Kosovës.
Fetah Rudi do të shihet në sallën e parlamentit të Kosovës si Stojber në Gjermani. Projektojeni Fetah Rudin edhe si kryetar parlamenti, me qëllim që të bëhet homolog i Stojberit gjerman!