Përurohet Ambasada e Kosovës në Doha të Katarit

Aktuale

Përurohet Ambasada e Kosovës në Doha të Katarit

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 19:47
Përurohet Ambasada e Kosovës në Doha të Katarit

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është hapur ambasada e re e vednit tonë në Doha të Katarit.

“Kjo ambasadë do të promovojë interesat e Kosovës në një vend që ka një pozicion të rëndësishëm në ekonominë botërore”, ka shkruar Pacolli në rrjetin social Facebook.

Tutje ai ka shtuar se hapja e kësaj ambasade është pjesë e përpjekjeve të tij për të zgjedruar rrjetin diplomatik të Kosovës në botë dhe forcimin e marrëdhënieve me ekonomi të fuqishme.

“Në dy vitet e mia si Ministër i Punëve të Jashtme, Kosova ka hapur Ambasadën në Katar, Tajlandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bangladesh, Norvegji dhe ne jemi në proces për të zgjeruar më tej rrjetin tonë diplomatik”, ka thënë Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat