Koalicioni me Haradinajn: Shpend Ahmeti flet për guximin që e kanë

Aktuale

Koalicioni me Haradinajn: Shpend Ahmeti flet për guximin që e kanë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 20:22
Pamje nga takimi

Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, ka thënë se mes partisë që drejton dhe AAK-së së Ramush Haradinajt është krijuar një sinergji.

Sipas tij koalicioni i tyre është opsioni më i mirë për qytetarët më 6 tetor.

“Guximi, dija dhe përkushtimi janë tri tiparet që e karakterizojnë këtë listë. Kemi pasë qeveri në Kosovë me 85 deputet e cila nuk ka mundur të marrë vendime, pse është frikësuar prej vetes së vet dhe prej deputetëve të vetë”.

“Pra kemi pasë qeveri që ka mundur të marrë vendime jo vetëm të shumicës së thjeshtë, por me shumicë dhe nuk i ka ndërmarrë. Nuk e ka bërë këtë sepse nuk ka pasur guxim”, ka thënë Ahmeti gjatë prezantimit të kandidatëve për deputetë të koalicionit AAK-PSD. Deputetët ia japin guximin një qeverie”.

“Kemi përfaqësim regjional kemi njerëz të çdo fushe. Guxim dije dhe përkushtim na sjellin 100% shtet. Me koalicion  AAK-PSD është arritur sinergjia. Hapi që kemi ndërmarrë për t’i dhënë Kosovës këtë alternativë është hap i duhur”,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat