E habitshme: Zyrtari i Vetëvendosjes, i bashkohet PDK-së

Aktuale

E habitshme: Zyrtari i Vetëvendosjes, i bashkohet PDK-së

Nga: V.R Më: 9 shtator 2019 Në ora: 20:42
PDK Vetëvendosje

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Selatin Retkoceri, i cili ishte kandidat për këtë komunë, nga sot i është bashkuar PDK-së.

Kështu bënë të ditur Kadri Veseli, në postimin e tij në Facebook.

Postimi plotë:

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje në Lipjan, Selatin Retkoceri, i cili ishte edhe kandidat për kryetar komune, nga sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.

Selatini është magjistër i shkencave ekonomike dhe është një veprimtar i dalluar politik.

Ai tashmë është i bindur se vetëm Partia Demokratike e Kosovës ka guximin, vullnetin dhe gatishmërinë për ta bërë ndryshimin që e presin qytetarët.

Të ardhmen e Republikës së Kosovës nuk mund ta ndërtojnë ata që dyshojnë në të, që e mohojnë identitetin shtetëror dhe që s’kanë zemër ta ngrehin lart Flamurin e Kosovës.

Ne e ndërtojmë të ardhmen, për çdo qytetar, për shtetin tonë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat