Ardian Gjini: Prokurori Blakaj e ka lënë procedurën në gjysmë dhe ka ikë

Aktuale

Ardian Gjini: Prokurori Blakaj e ka lënë procedurën në gjysmë dhe ka ikë

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:03
Adrian Gjini

Nënkryetari i AAK’së, Ardian Gjini, ka thënë se prokurori Blakaj duhet ta hetonte rastin për fryrjen e listave të veteranëve, pastaj duhej ta adresonte në gjykatë. Haradinaj ka reaguar ndaj një ish-prokurori.

“Prokurori Blakaj ka kërkuar nga kryeministri të gjitha dosjet me e hetu rastin. Kryeministri ka reagu për Blakajn pasi ky ka dhënë dorëheqje”, është shprehur Gjini.

Nënkryetari i AAK’së tregoi se çka duhej të kishte ndodh.

“Prokurori u dashtë lëndën me procedu në gjykatë, prokurori nuk e ka bë këtë, e ka lënë procedurën në gjysmë dhe ka ikë”, ka thënë Gjini.

Gjithashtu Gjini tha se Haradinaj ka reagu ndaj një ish-prokurori.

“Pastaj e ka akuzu Haradinajn që i bije Haradinaj ka reaguar ndaj një ish-prokurori”, shtoi Gjini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat