Dezertorë, humbës e vjedhës të fushatës së Eskobarit- Përplasje mes përfaqësuesve të partive politike

Aktuale

Dezertorë, humbës e vjedhës të fushatës së Eskobarit- Përplasje mes përfaqësuesve të partive politike

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 21:17
Pamje nga emisioni

5 përfaqësues të partive politike në vend nga LDK, PDK, Vetëvendosje, PSD e Nisma janë përballur në mes vete në një debat televiziv nga ku kanë hedhur akuza e kundër akuza ndaj njëri tjetrit.

Abelard Tahiri nga PDK ka kritikuar LDK-në e VV-në për siç tha ai, njëra për mungese guximi e tjetrën për humbje të zgjedhjeve tashmë e disa vite.

“PDK do të dalë fituese sepse ka përballë dy partitë. LDK ka vendosur tu ikë përgjegjësive edhe për 4 vitet e ardhshme. Ata nuk janë të gatshëm që nga vdekja e presidentit Rugova. Në anën tjetër e kemi parë VV-në edhe në Prishtinë edhe në Prizren sesi kanë qeverisur. Edhe zgjedhjet e brendshme ata i ka nxjerrë të thyer. Albin Kurtin e kemi mundur që nga viti 2011, Isa Mustafën e kemi mundur më 2011. Edhe pse e nxorën kandidat Avdullah Hotin, ne prapë e kemi mundur LDK-në. PDK ofron një ekip të ri për të qeverisur vendin”, tha Tahiri në rtv Dukagjini.

Se PDK ka humbur dhe po sillet si humbëse, tha Visar Ymeri nga PSD. Ai ka komentuar edhe uljet e shtabeve të përgjithshme të partive politike të cilat u lidhën drejtpërdrejt në studio televizive. Shtoi se mënyra sesi shtabi i PDK-së po përcjell debatin të ngjanë me një kinema.

“Mënyra sesi janë organizuar shtabet, ata të PDK-së e shihnin këtë emision si në kinema. Mendoj që qytetarët nuk do të paguajnë një film për herën e tretë njëjte”, tha Ymeri.

E Bilall Sherifi nga Nisma tha se pas zgjedhjeve të 6 tetorit pret dorëheqjen e katër kandidatëve për kryeministër nga postet e tyre.

“Kur dëgjon kundërshtarët të mbushet mendja që këtu gara është e mbyllur por gara akoma nuk është hapur. Nisma- AKR- PD është fituesi i këtyre zgjedhjeve, dhe nëse del e para atëherë do të jemi fitues i dyfishtë dhe më 7 tetor unë pres 4 dorëheqje. Pra, kandidatëve për kryeministër”, tha ndër të tjera Sherifi.

Driton Selmanaj nga LDK u është përgjigjur përfaqësuesve të partive kundërshtare. Thumboi edhe Ymerin e PSD-së se dezertoi nga partia.

“Nuk pajtohem me Sherifin që qeveria u rrëzua për tema të mëdha. Një qeveri i ka fituar që zgjedhjet i ka fituar me sloganin se janë për vendime të mëdha. Kur e dëgjoj e Ymeri mbron territorin e Kosovës kam dilemat e mija. Sepse Ymeri dezertoi nga një mandat kushtetues”, tha ndër të tjera ai.

Kurse, Liburn Aliu nga Vetëvendosje tha se PDK po e pranon nëj lloj të gjendjes së keqe që ka ndodhur në vend. Shtoi se PDK ka kopjuar edhe fushatën kundër krimit.

“Angazhimi për luftë klkundër krimit e korrupsionit është si të themi thelbi i fushatës së PDK-së. Nuk e di a po e thotë qartë se a po e pranon Abelard Tahiri prej asaj se çfarë ka ndodhur deri më tani. Njëlloj përpjekje për distancim formal i bie që po pranohet diçka që ka ndodhur. Për mua kjo fushatë është e kopjuar. Më 82 Pablo Escobar thelb të fushatës e ka pasur krimin dhe korrupsionin”, tha Ali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat