Latifi flet për raportin Thaçi – Veseli dhe qëndrimet e PDK’së rreth dialogut

Aktuale

Latifi flet për raportin Thaçi – Veseli dhe qëndrimet e PDK’së rreth dialogut

Më: 9 shtator 2019 Në ora: 22:22
Blerim Latifi

Kandidati për deputet nga radhët e PDK’së, Blerim Latifi, i ftuar në emisionin Pressing të T7, ka folur rreth raportit të presidentit Thaçi dhe kreut të PDK’së, Kadri Veselit pas zgjedhjeve. Ai gjithashtu tregoi edhe qëndrimet e PDK’së rreth dialogut.

“Raporti në mes presidentit Thaçi dhe Kadri Veselit do të jetë raport krejtësisht institucional”, është shprehur Latifi.

 Latifi tregoi se Kadri Veseli në PDK është autoritet absolut.

“PDK’ja ka vetëm një adresë, kryetarin e saj, autoriteti i tij është absolut”

Ai tha se shteti i Kosovës do t’i mbroj kufijtë e saj dhe sovranitetin territorial nuk do ta cenojë askush.

“PDK ka qëndrim të qartë rreth dialogut, shteti i Kosovës në kufijtë e tij të vitit 2008 duhet të mbrohet dhe ruhet. Sovraniteti territorial nuk do të cenohet nga askush”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat