Arben Gashi: LDK-ja e shpëtoi pavarësinë e Kosovës, PDK-ja e sabotonte

Aktuale

Arben Gashi: LDK-ja e shpëtoi pavarësinë e Kosovës, PDK-ja e sabotonte

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 00:35
Arben Gashi

Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, i ftuar në emisionin DPT te Fidani ka thënë se LDK’ja ka hy në koalicion me PDK’në në vitin 2007 për ta shpëtuar pavarësinë e Kosovës, sepse sipas tij, PDK’ja po e sabotonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

“Ne kemi hy në koalicion me PDK’në për ta shpëtuar pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Gashi.

Ai tha se PDK’ja e ka sabotuar pavarësinë e Kosovës duke e nxitur protesta të dhunshme, duke deklaruar para ndërkombëtarëve se nëse PDK’ja nuk bashkëqeverisë, atëherë nuk mund të garantohet siguria në Kosovë, dhe nuk do të implementohej Pakoja e Ahtisarit.

“PDK’ja e ka vonuar shpalljen e pavarësisë së Kosovës, e ka sabotuar pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Gashi.

“Këtë e ka bërë duke nxitë protesta të dhunshme”, shtoi Gashi.

“PDK’ja deklaruar para ndërkombëtarëve se nëse nuk do të jetë në bashkëqeverisje, atëherë nuk mund të garantohet siguria në Kosovë. Dhe gjithashtu marrëveshja e Ahtisarit nuk do të implementohej”, përfundoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat