Rrahman Paçarizi për listat zgjedhore: PDK dhe LDK konkurrente të forta

Aktuale

Rrahman Paçarizi për listat zgjedhore: PDK dhe LDK konkurrente të forta

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 00:50
Rrahman Pacarizi

Opinionisti Rrahman Pacarizi në Analiza Zgjedhore ka dhënë vlerësimet e tij lidhur me listat e partive politike dhe koalicioneve për zgjedhjet e 6 tetorit.

Ai tha se lista e LDK-së të lë përshtypje, përderisa shprehu habinë me mungesën e disa emrave.

“Deri tek numri 25 ka një listë impresive prej 20 emrash që janë të respektueshëm. Ka një listë përmbajtjesore që tregon për potencën në kuptim të emrave, përgatitjes dhe profilit publik. Pjesa tjetër janë emra që duket se kanë ardhur nga degët e LDK-së – ka persona më pak të njohur”.

“Gjithashtu më ka bërë përshtypje mungesa e anëtarëve të familjes së ish-presidentit Ibrahim Rugova dhe prania e p.sh e disa emrave si Besian Mustafa apo Doruntina Maloku”.

Konkurrentë të fortë me këtë liste Paçarizi po e sheh atë të PDK-së.

“Lista e PDK-së e ka një 25 impresive përfshirë këtu edhe prurjet e reja. Ajo çka më bëri përshtypje është mënyra e kompozimit në 25-shen e parë dhe në pjesën tjetër të listës. Për dallim nga LDK-ja kemi emra të fuqishëm dhe që mbledhin vota të shpërndarë edhe në pjesën e dytë të listës”.

Ndërsa për listën zgjedhore të AAK-PSD Paçarizi tha se kompozimi i saj është bërë në atë formë që të pamundësojë partive të operojnë me pesëshen e parë, përdera tha se ka emra goxha të respektueshëm.

Sa i përket Vetëvendosjes, Paçarizi tha se është rikuperuar nga humbja që ka pësu nga dalja e 12 deputetëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat