Sot përfundon certifikimi i partive politike dhe kandidatëve nga KQZ

Aktuale

Sot përfundon certifikimi i partive politike dhe kandidatëve nga KQZ

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 09:18
KQZ

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet që gjatë ditës së sotme (e martë) të përmbyllë procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi i cili ka thënë se gjatë ditës do të mblidhet ky institucion dhe se sipas tij njëra nga pikat e rendit të ditës është edhe shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve të tyre për zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Një ditë më herët, KQZ-ja certifikoi 21 subjekte politike me gjithsej 685 kandidatë për deputetë.

Në mbledhjen e sotme, në rend të ditës pritet të jetë certifikimi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Koalicionit Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës – Partia Socialdemokrate dhe Koalicionit VAKAT.

Pas një jave, nëpërmjet tërheqjes publike të shortit, subjektet politike do të mësojnë numrat e tyre për renditjen në fletëvotimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat