Tahiri: Qeveria Haradinaj, shembull i partneritetit me komunat e zhvillimit ekonomik lokal

Aktuale

Tahiri: Qeveria Haradinaj, shembull i partneritetit me komunat e zhvillimit ekonomik lokal

Nga: A.SH Më: 10 shtator 2019 Në ora: 09:29
Besnik Tahiri

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Qeveria Haradinaj ka ofruar shembullin e partneritetit mes Qeverisë dhe Komunave për Zhvillim Ekonomik Lokal.

Ai tutje ka thënë se, për herë të parë Qeveria dhe Komunat kanë koordinuar agjendën e veprimit dhe kanë arritur rezultate.

Postimi në Facebook:

Kemi ofruar shembullin e partneritetit mes Qeverisë dhe Komunave për Zhvillim Ekonomik Lokal

Për herë të parë Qeveria dhe Komunat kanë koordinuar agjendën e veprimit duke arritur këto rezultate:

Miratimi i Ligjit për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës së Paluajtshme Komunale i mbetur peng për disa vite:
- Fuqizimi i kompetencave komunale për menaxhimin e pronave;
- Lehtësira dhe procedura të thjeshtëzuara për shfrytëzimin e pronës komunale për zhvillim ekonomik;
- E drejta për kthim të pronave të Agjencisë së Privatizimit dhe Agjencisë së Pyjeve për interes publik dhe zhvillim ekonomik.

Miratimi i Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal (2019 – 2023)
-Themelimi i Departamentit për zhvillim të qëndrueshëm komunal

Vendimet e Qeverisë në funksion të zhvillimit ekonomik lokal;

Zonat Ekonomike (zhvillimin ekonomik);
-Parku Inovativ Trajnues në Prizren, vazhdimësi e partneritetit ekonomik dhe politik me Gjermaninë dhe shtyse e fortë për zhvillim ekonomik dhe hapje e vendeve të reja të punës;
-Zona e Veçantë Ekonomike Amerikane, që përfshinë hapësirë prej 500 hektarësh dhe i përgjigjet përkushtimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për partneritet strategjik me ShBA-në;
-Zonat Ekonomike – Drenas; Vushtrri, Kaçanik dhe Malishevë.

Shpronësimet e pronave dhe dhënies në shfrytëzim Komunës;
-36 vendime për shpronësime të pronave për interes të komunave.

Bartja e pronave publike për shfrytëzim në interes publik dhe të zhvillimit ekonomik lokal;
-24 prona publike të bartura për shfrytëzim në interes publik.

100% partneritet me komunat
100% në mbështetje të zhvillimit ekonomik lokal

#100% KOSOVA
#100%SHTET
Besnik Tahiri 26

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat