Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë

Aktuale

Haradinaj pret në takim ambasadorin e ri të Norvegjisë

Nga: A.SH Më: 10 shtator 2019 Në ora: 11:37
Ramush Haradinaj dhe Jens Eric Grondahl

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, Jens Eric Grondahl.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se, Norvegjia ishte ndër të parat që u rreshtua përkrah shteteve që njohën pavarësinë e Kosovës dhe se ambasadorit ia konfirmova vullnetin tonë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe raporteve miqësore ndërmjet shteteve tona.

Postimi

Norvegjia ishte ndër të parat që u rreshtua përkrah shteteve që njohën pavarësinë e Kosovës dhe gjithmonë në mbështetje të fuqishme të vendit tonë në proceset euroatlantike dhe të anëtarësimit në organizatat ndërkombëtare. Në takim mikpritës me ambasadorin e Norvegjisë, Jens Eric Grondahl, duke i shprehur mirëseardhje në Kosovë, ia konfirmova vullnetin tonë për thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve bilaterale dhe raporteve miqësore ndërmjet shteteve tona. E njoftova ambasadorin e ri me proceset aktuale politike në vend, me fokus përgatitjet për zgjedhjet e gjashtë tetorit, etapë gjatë së cilës Kosova po dëshmon maturi dhe pjekuri politike.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat