Adrimet në parti politke nuk kanë të ndalur, Jona Hoxhaj, i është bashkuar Partisë Demokratike të Kosovës.
Këtë e bëri të ditur kryetari i kësaj partie, Kadri Vesli, i cili përmes favebook tha se, do të investojë në ndërmarrësit e rinj premtues dhe do u krijojë edhe më shumë mundësi e hapësirë të rinjve, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin tonë
Postimi në Facebook:
Jona Hoxhaj është një e re premtuese, e shkolluar mirë, e cila prej sot është pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Ajo ka punuar më herët si asistente në Universitetin “Epoka” në Tiranë, pastaj në Klubin e Prodhuesve të Kosovës, si dhe ka përvojë disavjeçare si menaxhere në sektorin privat.
Partia Demokratike e Kosovës do të investojë në ndërmarrësit e rinj premtues dhe do u krijojë edhe më shumë mundësi e hapësirë të rinjve, për ta ndërtuar të ardhmen e tyre në vendin tonë.
Ndërtojmë të Ardhmen. Për Ty dhe Shtetin!