Donika e AAK-së: Ne nuk jemi fallc, ne jemi origjinal

Aktuale

Donika e AAK-së: Ne nuk jemi fallc, ne jemi origjinal

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 17:36
Donika Kadaj

Ish deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Donika Kadaj – Bujupi, ka folur për listën e deputetëve të koalicionit AAK-PSD, shkruan Periskopi.

Kadaj – Bujupi ka thënë AAK është original dhe nuk është falso.

“Aleanca nuk është fallc jemi origjinal ata që kanë problem me ligjin që e kanë kap shtetin dhe janë fajtorë për dështimin e gjyqsorit, po bëjnë fushatë”, ka thënë ajo në Frontal.

Ajo ka hedhur akuza ndaj LDK’së dhe VV’së duke thënë se prurjet e reja të këtyre partive janë njerëz që kanë probleme me ligjin.

“Ne nuk jemi fallc, ne nuk mashtrojmë si  LDK, VV ku në prurjet e reja kanë sjellë njerëz që kanë problem me ligjin dhe e bëjnë vetëm për fushatë”, ka thënë ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat