Vjosa Osmani: LDK-ja do ta kthejë në shpresë për jetësimin e shtetit

Aktuale

Vjosa Osmani: LDK-ja do ta kthejë në shpresë për jetësimin e shtetit

Nga: N.H Më: 10 shtator 2019 Në ora: 18:38
Vjosa Osmani

Kandidatja për kryeministre të vendit nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani, përmes një shkrimi në llogarinë e saj në rrjetin social Facebook, ka treguar se e ka vizituar Komunën e Klinës.

Ajo thotë se Klina, në momentet më vendimtare, në vitet e mobilizimit të madh të viteve '90, ka ditur të rreshtohet pas presidentit historik, dr. Rugovës.

Ja shkrimi i saj:

Sot në Klinë: Besimin qytetar, LDK-ja do ta kthejë në shpresë për jetësimin e shtetit

Kam ardhur në Klinë e lumtur ta shohë bashkëveprimin mes demokracisë qytetare, të përfaqësuar nga LDK-ja dhe kristiandemokracisë, të përfaqësuar nga PSHDK-ja. Demokristianët janë rikthyer natyrshëm në LDK - adresën e vetme të besimit të qytetarëve të Kosovës. Këtë besim qytetar LDK synon ta kthejë në besim për jetësim të shtetit tonë.

Klina, në momentet më vendimtare, në vitet e mobilizimit të madh të viteve '90, ka ditur të rreshtohet pas presidentit historik, dr. Rugovës. Sot, si në vitet '90, na duhet rimobilizim nacional për ta rimëkëmbur shtetin e Kosovës. Pas 20 vjetësh zvarritjeje e keqpërdorimesh, ka ardhur koha që me guxim intelektual e besim në bashkëveprimin me qytetarët, republikën t'ua kthejmë qytetarëve, atyre që nuk rreshtën së besuari në projektin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat