Albin Kurti dhe Glauk Konjufca takohen me zyrtar të lartë shtetëror në Gjermani

Aktuale

Albin Kurti dhe Glauk Konjufca takohen me zyrtar të lartë shtetëror në Gjermani

Nga: V.R Më: 10 shtator 2019 Në ora: 20:48
Albin Kurti Glauk Konjufca në Gjermani

I pari dhe i dyti i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe Glauk Konjuca, janë takuar sot deputet të SPD-së, Josip Juratovic dhe Stefan Schëartze. Poashtu, janë takuar edhe me deputetin e partisë së CDU-së, Peter Ëeib.

Në këto katër takime të ndara, Kurti bën të ditur se është diskutuar rreth zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon, për fushatën zgjedhore në Kosovë drejt 6 tetorit.

Postimi plotë i Albin Kurtit:

Së bashku me Glaukun dhe Mevlyden sot në Bundestagun gjerman takuam deputetët e SPD-së, Josip Juratovic dhe Stefan Schëartze, si dhe deputetin e partisë CDU Peter Ëeiß. Më pastaj, në Ministrinë e Punëve të Jashtme takuam znj. Susanne Schütz, drejtoreshë për Evropën Juglindore, si dhe zëvendësja e saj, znj. Sabrine Stöhr. Në këto katër takime të ndara diskutuam rreth zhvillimeve politike në Kosovë dhe rajon, për fushatën zgjedhore në Kosovë drejt 6 tetorit, për idetë e VETËVENDOSJE!-s për daljen nga kriza socio-ekonomike dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit, për dialogun e ardhshëm me Serbinë etj.

Vizitën në Berlin e vazhdojmë edhe nesër, gjatë ditës në Bundestag, pastaj në konferencën në Aspen Institute në ora 17:00, si dhe në tubimin me bashkatdhetarë që mbahet në ora 20:00, në Iconic Studio, Glasoëerstraße 44-47, 12051, Berlin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat