Në LDK ia thonë këngës “Besa-besë” bashkë me Vjosa Osmanin

Aktuale

Në LDK ia thonë këngës “Besa-besë” bashkë me Vjosa Osmanin

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 21:21

Kandidatja e LDK-së për kryeministre Vjosa Osmani është duke e përcjellë ndeshjen mes Anglisë dhe Kosovës nga selia e LDK-së.

Madje, pak minuta para lojës Osmani bashkë edhe me anëtarët e tjerë të LDK-së që janë mbledhur sonte në përkrahje të Kombëtares së Kosovës kanë bashkuar duart në flamurin e Kosovës.

Aty nuk ka munguar edhe “Besa-Besë” – kënga që Dardanët e këndojnë në mbështetje të djelmoshave kosovarë.

Media sjell atmosferën që është krijuar në selinë e LDK-së në pritje të lojës Angli-Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat