Lumir Abdixhiku: Zemër-luanë. Kokën lartë – Ëndrra vazhdon - Bota Sot
Lumir Abdixhiku: Zemër-luanë. Kokën lartë – Ëndrra vazhdon

Aktuale

Lumir Abdixhiku: Zemër-luanë. Kokën lartë – Ëndrra vazhdon

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 23:50
Lumir Abdixhiku

Kandidati për deputet në LDK, Lumir Abdixhiku, ka thënë se djemtë e Përfaqësueses së Kosovës janë matur sot me një nga ekipet më të forta.

Ai u ka dhënë atyre epitetin “zemër-luanë” derisa ka thënë se e ardhmja me këta djem është e mirë. Madje, sipas Abdixhikut  djemtë e Përfaqësueses së Kosovës janë model se si duhet të sillemi si komb.

Postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

Zemër-luanë. Kokën lartë.

Pa frikë, me karakter e me shpirtë plot u matën me një ndër ekipet më të forta sot. Kthyen një humbje poshtëruese në një lojë me dinjitet. Me pak përvojë – me kohë – gabimet edhe evitohen. E ardhmja është e mirë me këta djem sepse këta djem guxojnë. E guxojnë sepse s’ndihen inferiorë ndaj askujt. Janë model se si – si komb – duhet të sillemi sot.

Ëndrra vazhdon.

Anglia, herën e fundit që ka pranuar 3 gola në kualifikime për Evropian, ka qenë prapa në vitin 1978. Kosova vendosi sonte datën e re në hartën e tyre

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...