Kosova kujton viktimat e 11 shtatorit, SHBA mirënjohëse për mbështetjen e miqve të saj

Aktuale

Kosova kujton viktimat e 11 shtatorit, SHBA mirënjohëse për mbështetjen e miqve të saj

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 08:22
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - Në përkujtim të 18 vjetorit të sulmeve të përgjakshme të 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku humbën jetë 3000 persona edhe Kosova po i nderon këto viktima me shumë aktivitete.

Qysh në mëngjes aktivitetet kanë filluar ku në oborrin e Qeverisë së Kosovës është zbuluar pllaka memorie, në të cilën është gdhendur logoja e Qeverisë së Kosovës dhe fjalët “Kosovo Remembers” dhe “Kosova kujton” si dhe datat 11 shtator 2011.

Zbulimin e këtij obelisku e bëri kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet.

Image

Me këtë rast, kryeministri në detyrë tha se sulmin e 11 shtatorit mbi popullin amerikan e përjetoi rëndë edhe Kosova.

Sipas tij përkujtimi i viktimave të sulmeve mbi institucionet dhe njerëzit e Amerikës do bëhet traditë.

Haradinaj: Edhe Kosova përjeton rëndë sulmin mbi institucionet dhe njerëzit e Amerikës     

“Sot 18 vite edhe Kosova e përjetoi  rëndë sulmin mbi institucionet, mbi njerëzit, mbi miqtë tanë, mbi njerëzit e Amerikës. Kosova kujton çdo vit në këtë datë të rënët, martirët e kësaj dite dhe njëkohësisht bashkëndjejmë me popullin e Amerikës. Ne do e kthejmë në traditë këtë nderim çdo 11 shtator të çdo viti para se të fillojmë punën në institucionet e vendit do t’i kujtojmë të rënët në Amerikë. Sepse i konsiderojmë si të tanët sepse Amerika ishte me ne për lirin tonë është garancë për lirinë në botë, dhe ne çdo herë do të jemi bashkë me Amerikën për të mbrojtur lirinë“, u shpreh Haradinaj.

Ambasadori i SHBA-ve në Kosovës, Philip Kosnett tha se për popullin amerikan kjo ditë është e zymtë dhe vajton humbjen e gati të 3 mijë njerëzve të pafajshëm.

Sipas tij shteti amerikan do e kujtojë  gjithmonë mbështetjen që e gjithë bota dhe Kosova i kanë dhënë popullit amerikan në atë kohë.

Kosnett tha se partneriteti i qëndrueshëm në mes të Kosovës dhe Amerikës kapërcen çdo parti politike ose individuale.

Kosnett: Amerikanët gjithmonë do kujtojnë mbështetjen e miqve të saj

“Amerikanët do ta kujtojnë gjithmonë mbështetjen që Shtetet e Bashkuara e kanë pasur nga e gjithë bota, përgjigja e miqve tanë në Kosovë ishte e menjëhershme dhe e sinqertë, pas sulmeve në të gjithë Kosovën, njerëzit mblidheshin për të marshuar në mbështetje të SHBA, për të ndezur qirinj, për të dhuruar gjak, disa qytetarë të Kosovës madje dolën vullnetarë për t’iu bashkuar ushtrisë Amerikane, për të luftuar kundër terrorizmit, kjo mbështetje spontane, e çiltër është një vërtetim e lidhjes së ngushtë mes popullit Amerikan dhe atij Kosovarë. Ky partneritet I qëndrueshëm kapërcen çdo parti politike ose individual. Kosova vazhdon përkujtimet dhe homazhet për këtë ditë. Çdo vit në Prishtinë, policia, zjarrfikësit dhe përgjegjësit e parë mblidhen rreth flamurit Amerikan të ngritur në gjysmë shtizë”, tha Kosnett.

Në përkujtim të sulmit terrorist të 11 shtatorit përveç zbulimit të obeliskut shoqata “Miqtë e Amerikës” do të organizojë disa aktivitete të cilat fillojnë nga ora 08:15 deri në ora 11:45.

Ndryshe, rreth 3 mijë viktima humbën jetën në sulmin terrorist më 11 shtator 2001. Në mesin e viktimave në kullat binjake ishin 2.752 persona prej tyre 343 zjarrfikës dhe 60 policë. Pjesa më e madhe e viktimave ishin civilë të 70 kombësive të ndryshme.

***

Në oborrin e Qeverisë së Kosovës mëngjesin e sotëm është zbuluar pllaka memoriale në nderim të viktimave të sulmit të 11 shtatorit 2011 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kossnet zbuluan këtë pllakë në të cilën është gdhendur logoja e Qeverisë së Kosovës dhe fjalët “Kosovo Remembers” dhe “Kosova kujton” si dhe datat 11 shtator 2011.

Në fjalën e tij, Haradinaj tha se para 18 vitesh edhe Kosova e përjetoi rëndë sulmin mbi popullin mik të Amerikës.

“Kosova kujton cdo vit të rënët e kësaj ditë dhe bashkëndjejmë me Amerikën dhe këtë ditë do e kthejmë në traditë në nderim të çdo 11 shtatori të çdo viti. Para se të fillojmë punën do i nderojmë ata që ranë në sulmet e 11 shtatorit sepse i konsiderojmë si tanët sepse Amerika është garanci për sigurinë në botë”, tha Haradinaj.

Pas zbulimit të pllakës memorialë Haradinaj dhe Kossnet si dhe personalitete të tjera që morën pjesë në këtë ceremoni bënë homazhe.

Ndryshe, rreth 3 mijë viktima humbën jetën në sulmin terrorist më 11 shtator 2001.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat