Nagavci: Qeveria e Kurtit po vjen, hajnat në burg

Aktuale

Nagavci: Qeveria e Kurtit po vjen, hajnat në burg

Nga: V.R Më: 11 shtator 2019 Në ora: 10:10
Albin Kurti

Ish-deputetja e Vetëvendosjes, njëherit dhe kandidate për deputete në mandatin e rradhës, Arbërie Nagavci, nëpërmjet një postimi ka thënë se të deklarohesh se do të luftosh korrupsionin e krimin do të thotë se e pranon.

Mirëpo, sic thotë ajo, krimi dhe korrupsioni nuk u shfaqën vetvetiu. Duke iu referuar PDK-së që ishte në pushtet, ajo tha se punuan me vite. E instaluan korrupsionin në borde, ndërmarje publike e gjithande.

Postimi plotë:

Na e vodhët shpresën e të kaluarës, s’do të mundeni dhe të ardhmen. Çfarë është mjaft, është mjaft.

Të deklarohesh se do të luftosh krimin e korrupsionin do të thotë se e pranon se ai ekziston. Këtë po e bën dhe Kadri Veseli e anëtarët tjerë të PDK-së, por dhe shumë nga ata që qeverisën gjatë gjithë këtyre viteve. Pra e pranoni se krimi e korrupsioni ekziston në nivelet më të larta shtetërore. Deri këtu jemi në rregull.

E vërteta është se krimi e korrupsioni nuk u shfaqën vetvetiu. Ju punuat për këtë, me muaj, me vite, dy dekada tashmë. E instaluat në institucione e borde, në ndërmarrje publike e gjithandej.

Ju që qeveriset gjithë këto vite, me mungesë kometence, me pandershmëri e me mendësi bandash.

Andaj dhe ju s’mund të luftoni korrupsionin, ju vetëm mund dhe do të jepni llogari.

Me 6 tetor do të jepni llogari para qytetarëve që po ua vidhni të tashmen e të ardhmen, e mandej veç e veç secili që ka përgjegjësi individuale do të përgjigjet në prokurori e gjykata.

Hajnat në burg.

#qeveriaKurti

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat