Albin Kurti: Kosova bashkëndjen me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave

Aktuale

Albin Kurti: Kosova bashkëndjen me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave

Nga: V.R Më: 11 shtator 2019 Në ora: 10:57
Albin Kurti

Albin Kurti: Kosova bashkëndjen me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave

I pari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, nëpërmjet një postimi është deklaruar se Kosova, bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave.

Kurti, thotë se Kosova është mirënjohëse për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan. Kësisoj, sipas tij, Kosova është e vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave.

Postimi plotë:

Më 11 shtator 2001, në një mëngjes të kthjellët, vdekja ra nga qielli. Mijëra njerëz me prejardhje nga e gjithë bota u vranë e me mijëra të tjerë u plagosën nga një sulm terrorist i cili tronditi gjithë botën.

Kosova bashkëndjen thellë me dhimbjen e popullit amerikan dhe familjet e viktimave. Ne e dimë se çdo të thotë humbja e njerëzve të pafajshëm pasi edhe sot jetojmë çdo ditë me dhimbjet dhe pasojat e luftës, me ankthin dhe vuajtjet për ata që ende janë të pagjetur.

Ne jemi mirënjohës për ndihmën, përkrahjen dhe miqësinë e popullit amerikan dhe të vendosur për luftimin e terrorizmit të të gjitha ngjyrave dhe krahëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat