Daçiq i reagon Palmerit: Serbia e gatshme për vazhdimin e dialogut, por ShBA duhet ta bëjnë të arsyeshëm fëmijën e vetë

Aktuale

Daçiq i reagon Palmerit: Serbia e gatshme për vazhdimin e dialogut, por ShBA duhet ta bëjnë të arsyeshëm fëmijën e vetë

Nga: F.B Më: 11 shtator 2019 Në ora: 12:07
Ivica Daçiç

Ministri i punëve të jashtme të Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se “Serbia llogarit në ndihmën e ShBA-ve që të jetë konstruktive në lidhje me dialogun me Prishtinën, por duhet të shtyjnë fëmijën e vetë të bëhet i arsyeshëm dhe të kuptoj çfarë është e mirë për të gjithë regjionin”, shkruan “Pravda” përcjell “Bota Sot”.

Daçiq ka thënë këtë për gazetën "Blic" duke reaguar në deklaratën e të dërguarit special për Ballkanin Perëndimor Metju Palmer se bisedimet duhet të jenë serioze dhe të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse për normalizimin e raporteve të Beogradit dhe Prishtinës.

"Serbia është e gatshme për vazhdimin e dialogut, ndërsa kusht siç e kemi përsëritur shumë herë është që Prishtina të heq taksën. Shpresojmë se pas zgjedhjeve në Kosovë, BE dhe ShBA do të ndikojnë në një zhvillim të tillë të ngjarjeve. Bisedat janë gjithmonë të dëshirueshme, por nuk mundet që njëra palë përherë të jap diçka, ndërsa pala tjetër të ik realizimin e hapave që obligohet. ShBA mund të luajnë rol me rëndësi nëse dëshirojnë",  ka thënë Daçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat