Presidenti çek: Do ta diskutojmë mundësinë e tërheqjes së njohjes për Kosovën

Aktuale

Presidenti çek: Do ta diskutojmë mundësinë e tërheqjes së njohjes për Kosovën

Nga: F. B. Më: 11 shtator 2019 Në ora: 14:37
Millosh Zeman dhe Aleksander Vuçiq

Presidentin çek Zeman brenda një muaji pas konsultimit me përfaqësuesit e pushtetit në Çeki do të shtrojë çështjen çfarë mund të bëhet në lidhje me tërheqjen e njohjes së Kosovës, nisur nga fakti se Praga zyrtare e ka pranuar Kosovën, por Zeman nuk e mbështet, shkruan “Novosti” përcjell “Bota Sot”.

"Me vjen mirë që ministri i mbrojtjes Lubomir Metnar ka thënë se pranimi i Kosovës ishte gabim. Ai me gjasë do të jetë në anën time, të shohim “, ka thënë Zeman në takimin e përbashkët me gazetarë së bashku me presidentin Vuçiq.

Ai më herët pat deklaruar se Tribunali i Hagës ka nisur hetimet për krime lufte në Kosovë, për çka edhe kryeministri Haradinaj ka dhënë dorëheqje.

"Kam mendimin të njëjtë, shtetëror që drejtohet nga kriminelët e luftës nuk do duhej të ishte pjesë e bashkësisë së vendeve demokratike “ ka thënë ai.

Vuçiq ka thënë se Serbia falënderon Zemanin për qëndrimet e tij ndaj Kosovës dhe theksoi se e kishte njohur presidentin çek me problemet me të cilat përballet.

"Nuk kam pritur se mund të niset ndonjë iniciativë, jam i lumtur që dëgjohet zëri i tij", tha ai.

Vuçiq shtoi se zëri i Zeman dëgjohet lar dhe se fjalët e tij më shumë do depërtojnë ne veshët e Evropës sepse njerëzit kuptojnë se gjërat nuk janë bardhë e zi, siç tregohen.

"I kam thënë se jemi përmes kompromisit dhe jo ultimatumit mund të arrijmë tek zgjidhja e problemit", ka thënë Vuçiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat