Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Braathu vizitoi KQZ-në - Bota Sot
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Braathu vizitoi KQZ-në

Aktuale

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Braathu vizitoi KQZ-në

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 15:00
Foto nga takimi

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, i cili u prit në takim nga kryetarja, Valdete Daka dhe anëtarët tjerë të KQZ-së.

Përgatitja e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor, ishte tema e këtij takimi.

Në fillim të takimit, kryetarja e KQZ-së, Daka e njoftoi ambasadorin Braathu lidhur me përgatitjet që është duke i zhvilluar Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa kujtoi dhe rolin këshilldhënës që misioni i OSBE-së do ta ketë për katër Komisionet Komunale të Zgjedhjeve dhe Këshillat e Vendvotimit në këto komuna.

“Përgatitja e procesit zgjedhor është duke vijuar sipas planifikimeve dhe deri më tani nuk është paraqitur ndonjë vështirësi në organizimin e tyre”, njoftoi kryetarja Daka.

Nga ana e tij, ambasadori Braathu ka ritheksuar falënderimin për bashkëpunimin shumëvjeçar me KQZ-në dhe ka informuar anëtarët e KQZ-së për përgatitjet e OSBE-së për zabtimin e rolit të saj në zgjedhjet e 6 tetorit, në përputhje me kërkesën e KQZ-së.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...