Ja pse nuk do të ndodhë kurrë çnjohja nga Çekia, e zbulon Maxharraj

Aktuale

Ja pse nuk do të ndodhë kurrë çnjohja nga Çekia, e zbulon Maxharraj

Nga: N.H Më: 11 shtator 2019 Në ora: 17:36
Millosh Zeman

Presidenti i Çekisë, Millosh Zeman, dëshiron të diskutojë me zyrtarët kushtetues çekë mundësinë që vendi i tij ta tërheqë njohjen e Kosovës si shtet të pavarur.

Lidhur me këtë, ka reaguar dr. prof. Binak Maxharraj. Ai është i mendimit se çnjohja nuk do të ndodhë.

Sipas tij, Millosh Zeman nuk ka fuqi politike në Çeki ta bëjë një gjë të tillë, përcjell “Bota sot”.

Ja shkrimi i tij:

RAPORTET KOSOVË-ÇEKI:ÇNJOHJA NUK DO TE NDODHË.

Presidenti i Çekis z.Millosh Zeman është një pro-serb dhe antishqiptar i përbetuar sepse edhe rrenjet i ka gjithandej.Ai më marrjën e pushtetit ne Çeki pate dejlaruar së nuk pajtohet me njohjën e Kosovës.Por se voni ai hapatas deklaroi se “nuk e ka ne qejf Kosovën sa e don Serbin”.Presidenti Çek z.Millosh Zeman u shastris dhe mori flakë e zjarr kur kombetarj e Kosovës e rrexoi për tokë ate te Çekis.Ai kete nuk mund ta përbinte duke deklaruar haptas nga inati dhe idhnimi se do të anulon njohjen e Kosovës qe Çekia e patë njoftë fill pas çlirimit.Zjarrit për çnjohjën e Kosovës nga ana e Çekis po i fryn edhe Serbia ne krye me çetnikun Ivica Daçiq.

Por,a do ta çnjohë Çekia Kosovën,jo së jo,dhe pse?!.

Sepse Presidenti i Çekis z.Millosh Zeman nuk ka fuqi politike në Çeki.Finksioni i tij si burr shteti është i pa peshë,ka vetem efekte ceremoniale shteterore dhe jo vendimmarrëse.
Thjeshtë ai nuk vendos për punët shtetrore.Njohja e Kosovës është bërë nga Qeveria dhe Senati Çek qe i ka te gjitha prorogativat për drejtimin e shtetit.Vendimet e Qeveris dhe te Senatit Presidenti nuk mund ti abrogon,por duhet tu neshtrohet atyre.Dhe unë personalisht nuk besoj,e as nuk dua te besoi qe një gjë e till të ndodhë dhe Çekia ta çnjoh Kosovën edhe përkunder deshires pro-serbe te Presidentit Çek Millosh Zeman që kjo të ndodhë.

Qeveria e Kosovës veproi mirë qe ne shenjë proteste për gafet e presidentit të rrokatur Çek nuk do te merrë pjesë ne Samitin e Kryeministrave për Ballkanin Përendimor qe do te mbahet ne Pragë.

Çnjohja e Kosovës do mbetet vetem si një floskulë politike ,si një dëshirë e Presidentit Çek Millosh Zeman e cila nuk do te realizohet,nuk do te ndodhë kurr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat