Ibrahimi: Shkarkimi i John Bolton nuk lidhet me Kosovën

Aktuale

Ibrahimi: Shkarkimi i John Bolton nuk lidhet me Kosovën

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 20:34
Ilir Ibrahimi

Gjatë ditës së martë presidenti amerikan, Donald Trump ka shkarkuar nga pozita e këshillatrit për siguri kombëtare, John Boltonin. E sipas njohëse të marrëdhënieve ndërkombëtare në vend, ky shkarkim nuk ka të bëjë me çështjen e Kosovës me Serbinë, pasi thonë se politikat amerikane nuk varen nga individët.

Presidenti amerikan Donald Trump, të martën ka shkarkuar John Bolton, nga pozita e këshilltarit për siguri kombëtare me arsyetimin se nuk është përputhur me disa prej sugjerimeve të tij.

Njohësi i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ilir Ibrahimi, ka thënë se në  shkarkimin  e Bolton nuk ka ndikuar çështja e Kosovës, pasi sipas tij politika amerikane nuk varet nga individët.

“Kosova nuk është aq lart sa Afganistani në agjendën e politikës së jashtme amerikane. E dimë që ka një angazhim më të madh të amerikanëve për të zgjidhur çështjet e mbetura të Ballkanit, por nuk do të varet shkarkimi i një zyrtari aq të lartë sa që është Boltoni nga Ballkani. Politika amerikane nuk varet nga individët, është e ndërtuar në bazë të interesave të SHBA-ve”, deklaroi Ilir Ibrahimi.

Sipas Ibrahimit, me angazhimet e reja amerikane ka thënë se do të ketë një dinamikë të zhvillimeve në Ballkan.

“Me emërimin e zotit Palmer do të ketë një dinamikë më të shtuar të aktiviteteve. Derisa ne jemi duke zhvilluar fushatë në Kosovë, në qarqet ndërkombëtare është duke u përgatitur korniza e dialogut. Edhe në aspektin logjistik janë duke u bërë përgatitje”, deklaroi më tej Ilir Ibrahimi.

Ndërsa kryeministri i Kosovës në detyrë, Ramush Haradinaj, i pyetur rreth shkarkimit të Bolton ka thënë se po përcjellin çdo veprim të shtetit amerikan dhe që sipas tij janë inkurajuese.

Bolton ishte këshilltari i tretë i sigurisë kombëtare, pas Michael Flynnit dhe HR McMaster.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat