Haliti thotë se Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës - Bota Sot
Haliti thotë se Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës

Aktuale

Haliti thotë se Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës

Më: 11 shtator 2019 Në ora: 20:55
Xhavit Haliti

Xhavit Haliti nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës, pasi sipas tij vendi nuk e ka luksin që t’i bojkotojë samitet si ky i Pragës.

“Kosova duhet të marrë pjesë në Samitin e Pragës. Shteti i Kosovës nuk e ka luksin që t’i bojkotojë samitet si ky i Pragës, ku krahas Grupit të Vishegradit, të cilin e përbëjnë Çekia, Sllovakia, Polonia dhe Hungaria, marrin pjesë edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor”.

Sipas Halitit, Mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Pragës, i krijon hapësirë Serbisë, respektivisht veprimtarisë së saj kundër njohjeve të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare.

“Mospjesëmarrja e Kosovës në Samitin e Pragës, i krijon hapësirë Serbisë, respektivisht veprimtarisë së saj kundër njohjeve të shtetit të Kosovës dhe anëtarësimit të saj në institucione ndërkombëtare.
Tërheqje e Kosovës nga skena ndërkombëtare paraqet lëshim terreni ndaj Serbisë. Shteti i Çekisë e ka njohur shtetin e Kosovës më 21 maj 2008 dhe kjo njohje, pavarësisht deklaratave individuale, vazhdon të mbetet e vlerëshme”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...